top of page
Search
Writer's pictureShkej

DEKLARATË

Updated: Apr 27, 2023

Zgjedhjet demokratike vendore në Shqipëri të cilat do të mbahen në 14 Maj 2023 janë pjesë e zhvillimit demokratik, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Gjatë fushatave elektorale rreziku i përdorimit të gjuhës së urrejtjes në media, materialeve fyese, dhe jo-edukuese rritet duke cënuar normat dhe standardet etike të një shoqërie demokratike dhe duke rrezikuar transmetimin e këtyre mesazheve tek grupet më të ndjeshme si fëmijët.


Organizatat e Shoqërisë Civile që punojnë për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri duke marrë shkas edhe nga materialet më të fundit të shpërndara në rrjete sociale por edhe në ambjentet publike me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët apelon tek subjektet politike të cilat janë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 që:

- të garantojnë zbatimin e Ligjit nr. 18/2017 “për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, i cili ngarkon çdo institucion publik dhe jopublik dhe individ të konsiderojnë të drejtat e fëmijëve si parësore në të gjitha veprimet dhe mosveprimet tyre që merren në lidhje me fëmijët;

- të kontribuojnë në një proces zgjedhor me integritet që garanton në çdo veprimtari interesin më të lartë të fëmijëve;

- të tregojnë kujdes të veçantë për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese përgjatë fushatës elektorale, materiale që mund të afektojnë mirëqënien dhe dinjitetin e fëmijëve;

- të merren masa në kohë për parandalimin e materialeve që mund të promovojnë antivlera duke përfshirë monitorimin e mediave sociale nga autoritetet përkatëse;

- auoritetet ligjzbatuese si kryetarët e bashkive, punonjësit e policisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në zbatimit të udhëzimit nr. 6, datë 23.03.2021, “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, të monitorojnë dhe garantojnë të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen nga çdo qasje që mund të cënojë mirëqënien e tyre;


OSHC-të i bëjnë thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe të ndërrmarë masat e duhura bazuar në legjislacionin në fuqi, në rastet kur konstatohet përfshirja e fëmijëve dhe përballja e tyre me mesazhe propaganduese fyese dhe jo-etike.


OSHC-të i bëjnë thirrje mediave, gazetarëve, qytetarëve që të mos promovojnë përdorimin e materialeve të dëmshme për fëmijët, që cënojnë identitetin e tyre, duke raportuar dhe evituar përdorimin e tyre.


Organizatat e Shoqërisë Civile që punojnë për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri kërkojnë që fëmijët të rriten në një ambjent të sigurtë, në nje mjedis demokratik dhe të njihen me një proces zgjedhor që është miqësor ndaj fëmijëve.



Me respekt,

Organizatat e Shoqërisë Civile:

1. ARISE Foundation

2. Institute of the Blessed Virgin Mary (IBVM)

3. Mary Ward Loreto (MWL)

4. Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

5. Qendra Psiko-Sociale VATRA

6. Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS)

7. Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ)

8. Të Ndryshëm dhe të Barabartë (D&E)

9. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

10. Albania Community Assist - ACA

11. Fondacioni Joscelyn

12. Shoqata Përtej Barrierave

13. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GDAC)

14. Sherbimi Ligjor Falas (TiranaLegal Aid Society)

15. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)

16. Partnerë për Fëmijët

17. Shoqata Ndihmoni Jetën

18. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza

19. Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem

20. Roma Active Albania

21. Albanian Legal and Territorial Research Institute/ Qendra A.L.T.R.I

22. Qendra Rinore “Po”

23. Qendra Aulona

24. Qendra për Advokim Social

25. Qendra Roots

26. Qendra Trokitja

27. Qendra Streha

28. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerzve në Nevoje”

29. Civil Rights Defenders, Albania

30. World Vision Albania

31. Tjetër Vizion

32. Shoqata për Gratë dhe Fëmijët, Qendra Kombinat

33. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

34. Gruaja në Zhvillim Korçë

35. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

36. Act for Society

37. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve

38. Intituti për Kontratën Shoqërore

39. Kongresi Rinor Kombëtar

40. Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme

41. Rrjeti Përballja e Ofertave Politike

42. Rrjeti “Youth Voice”

43. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)




4 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page