Search
  • Shkej

Zëra nga Komuniteti

Pranë Laboratorit të Kompjuterëve në dy Qendrat SHKEJ nuk i kushtohet vëmendja vetëm mësimit dhe aftësimit digjital të fëmijëve por edhe zhvillimit të pasioneve që ata kanë.


Sabjani, është një i ri i cili frekuenton rregullisht laboratorin pranë qendrës komunitare Eden. Ai ka pasur gjithmonë interes për lëndën e informatikës në shkollë si dhe programe të veçanta të kompjuterit, sidomos ato që kanë lidhje me muzikën dhe editimin e video-ve. Sabjani, e kishte shumë të vështirë të merrej me pasionin e tij pasi mundësitë e familjes ishin të pakta. Ai arriti që të mësojë shumë shpejt programet bazike të kompjuterit, dhe tani është duke punuar me programe të editimit të videove dhe të muzikës.

Ai shprehet se: “Gjithnjë më ka pëlqyer të bëj muzikë dhe mendoj se kam talent. Tani kam mundësi të punoj me muzikë dhe video në qendër. Shpresoj që duke kultivuar pasionin tim, një ditë të mund ta kthej në profesion për të ndryshuar të ardhmen time”.


Laboratorët janë ndërtuar në kuadër të programit të Shkej në partneritet me UNICEF Albania, pjesë e programeve #iamsafeonline dhe “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” program i cili udhëhiqet nga UNICEF Albania dhe mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.


#shkej #unicefalbania #unicefprotects #iamsafeonline #digitalliteracy #mobiledigitalskills #EndHumanTrafficking #StopHumantrafficking




2 views0 comments