top of page
Search
  • Writer's pictureShkej

Thirrje për pjesëmarrje të të rinjve në aktivitetet e LYAT

Updated: Apr 26, 2023

SHKEJ në partneritet me Terre des Hommes dhe me financim të Austrian Development Agency (ADA), është duke implementuar projektin “Turi I Advokasisë të të Rinjve nga zonat rurale dhe sub-urbane në Bashkinë e Tiranës” (LYAT) i cili kontribuon në promovimin e të drejtës së pjesëmarrje të të rinjve dhe fuqizimin e grupeve vulnerabël.


Të paktën 25 të rinj (vajza e djem) të grupmoshës 16-22 vjeç, nga Njësitë Administrative nr.4, 9,11, Zallherr dhe Ndroq do të marrin pjesë në Turin e Advokasisë 3 ditor, ku do të rrisin kapacitetet e tyre në pjesëmarrje dhe vendimmarrje dhe më pas do të kenë mundësi të hartojnë iniciativa advokuese në komunitet, ku njëra prej tyre do të marrë jetë në dobi të komunitetit. Turi I advokasisë do të shërbejë si një network mes të rinjve, aktorëve social dhe institucioneve vendimmarrëse për të adresuar nevojat dhe për ti fuqizuar si agjentë të ndryshimit në komunitet nëpërmjet iniciativave advokuese dhe promovimin e të drejtës së pjesëmarrjes.


Nëse jeni i/e re nga njësitë administrative të sipërpërmendura dhe që bën pjesë në grumoshën 16-22 vjeç dhe keni dëshirë të jeni pjesë e aktiviteteve me fokus advokimin dhe pjesëmarrjen në shoqëri, lutemi të bëni download formularin e mëposhtëm duke shprehur interesin tuaj dhe ta dergoni në adresën e emailit shkej@albmail.com.


Thirrje per pjesemarrje te te rinjve
.docx
Download DOCX • 746KB

96 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page