top of page
Search

Dita Botërore e Shëndetit Mendor

  • Writer: Shkej
    Shkej
  • 6 days ago
  • 1 min read

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndëtit Mendor përgjatë javës në ambientet e Qendrës Multifunksionale Vorë, u zhvilluan disa aktivitet të veçan

ta me fëmijë, të rinj dhe prindër, për të reflektuar së bashku mbi rëndësinë e shëndetit mendor — një temë që na prek të gjithëve, pavarësisht moshës apo rolit në shoqëri.



Në një atmosferë të qetë dhe mbështetëse, u krijua hapësira për biseda të hapura, lojëra edukative dhe momente reflektimi. Fëmijët shprehën emocionet e tyre përmes vizatimeve dhe lojërave krijuese, të rinjtë ndanë mendimet mbi emocionet e tyre dhe ndikimin qe ka përdorimi i tekonologjisë në shëndëtin e tyre mendor, ndërsa prindërit patën mundësinë të flisnin për sfidat dhe shqetësimet që lidhen me rritjen e fëmijëve dhe pasqyrimi i emocioneve të tyre në një botë në zhvillim të vrullshëm.



Përmes këtyre aktiviteteve, kuptuam edhe një herë sa e rëndësishme është të ndalemi, të dëgjojmë dhe të jemi aty për njëri-tjetrin. Shëndeti mendor është një e drejtë themelore njerëzore dhe një pjesë thelbësore e mirëqenies sonë të përgjithshme.



👏Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë, sinqeritetin dhe gatishmërinë për të ndarë. Këto janë hapat e vegjël që sjellin ndryshime të mëdha në komunitet.



📌Këto aktivitete po mundësohen përmes programit #BEpërKujdesinSocial, implementuar nga SHKEJ , në partneritet me Bashkia e Vorës , të cilët kanë krijuar një hapësirë të re dhe të domosdoshme për qytetarët e kësaj bashkie – një shërbim i ri, i munguar prej kohësh, që tashmë po bën ndryshimin çdo ditë.


Programi #EU4SocialCare financohet nga @euinalbania, zbatohet nga #UNICEFShqipëri dhe #WorldVisionAlbania, në bashkëpunim me @ministria_e_shendetesise.


 
 
 

Comments


bottom of page