Vizitë Studimore në Qendrën Komunitare Shkozë dhe Njësinë Administrative Nr. 1,Tiranë
- Shkej
- Oct 28
- 1 min read
Updated: 7 hours ago
Sot zhvilluam një vizitë studimore të rëndësishme në kuadër të nismës për krijimin e
shërbimeve të qëndrueshme multifunksionale për komunitetin. Aktiviteti u organizua për të
shpërndarë dhe shkëmbyer përvoja mbi ofrimin e shërbimeve sociale dhe komunitare, duke
u fokusuar në mënyrat efektive të menaxhimit, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe
përfshirjes aktive të komunitetit.
Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, përfshirë Drejtorinë e Shërbimit Social të Bashkisë Vorë,
Koordinatorin e Dhunës, Administratorët Shoqërorë, si dhe stafin psiko-social të Qendrës
Multifunksionale Vorë, patën mundësinë të njihen më nga afër me praktikat më të mira dhe
modelet e suksesit të zbatuara në Qendrën Komunitare Shkozë dhe Njësinë Administrative
Nr. 1, Tiranë.
Nëpërmjet diskutimeve dhe shkëmbimit të ideve, vizita synoi të inkurajojë reflektim dhe të
krijojë mundësi për përshtatjen e këtyre modeleve në komunitete të tjera, duke kontribuar
në zhvillimin e një rrjeti më të gjerë për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme
për qytetarët.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për një
zhvillim të qëndrueshëm dhe social për komunitetet tona.
Këto aktivitete po mundësohen përmes programit #BEpërKujdesinSocial, implementuar
nga SHKEJ , në partneritet me Bashkia e Vorës , të cilët kanë krijuar një hapësirë të re
dhe të domosdoshme për qytetarët e kësaj bashkie – një shërbim i ri, i munguar prej
kohësh, që tashmë po bën ndryshimin çdo ditë.
Programi #EU4SocialCare financohet nga @euinalbania, zbatohet nga #UNICEFShqipëri
dhe @WorldVisionAlbania, në bashkëpunim me @ministria_e_shendetsise.




