top of page
Search
  • Writer's pictureShkej

Bashkendarje e eksperiencave mbi boten digjitale

Bota digjitale tashmë është një domosdoshmëri! Të rinj dhe të reja nga komunitete vulnerabël kanë patur mundësinë që të përmirësojnë njohuritë e tyre, të aksesojnë në mënyrë të rregullt programet digjitale, të informohen për sigurinë online dhe trafikimin nëpërmjet programeve të përditshme në laboratorët e kompjuterëve, pjesë e ndërhyrjes me bazë komunitare “Forcimi i Aftësive Digjitale për fëmijët dhe të rinjtë e shtresave më vulnerabël” në qendrat komunitare “Engjëjt e Vegjël” dhe “Eden”, zbatuar nga SHKEJ në partneritet me UNICEF Albania.


Dëshira, një prej të rejave të qendrës komunitare “Eden” ka ndarë eksperiencën e saj, nëpërmjet kësaj video. Nëse dhe ti je një i ri, apo ke një mik dhe një mikeshë që do të mësojë më shumë rreth botës digjitale dhe të qenit i sigurt online, mund të na bashkohesh në laboratorët e kompjuterëve pranë qendrave komunitare të SHKEJ!

Ky material është prodhuar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëhiqet nga @UNICEF Albania.


35 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page