top of page
Search

Vora4SocialCare

  • Writer: Shkej
    Shkej
  • May 12
  • 1 min read

�� Në kuadër të projektit #VORA4SOCIALCARE, u zhvillua një tryezë teknike me ofruesit e shërbimeve sociale në Bashkinë Vorë, me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe organizatave që veprojnë në terren. Kjo tryezë kishte për qëllim forcimin e koordinimit ndërinstitucional, përmirësimin e mekanizmave të referimit dhe ndarjen e praktikave më të mira për mbështetjen e grupeve në nevojë.

�� Gjatë takimit u prezantua gjithashtu hapja e Qendrës Multifunksionale në Vorë, një hapësirë e re që do të ofrojë shërbime të integruara sociale për fëmijët, të rinjtë dhe familjet që përballen me vështirësi socio-ekonomike.

✅ Tre shtyllat kryesore:

 Ngritja dhe ofrimi i shërbimeve multifunksionale në Qendra Multifunksionale Vorë.

 Shërbimet e Kujdesit Social Lëvizës.

 Ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i ofruesve të shërbimeve sociale në nivel vendor me qëllim koordinimin e veprimeve, ofrimin e shërbimeve efektive dhe ngritjen e shërbimeve të reja të kujdesit social.

�� Projekti VORA4SOCIALCARE zbatohet nga Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) dhe Bashkia Vorë, përmes nëngranteve të programit “#BEpërKujdesinSocial”, i financuar nga Bashkimi Europian, Program “BE për Kujdesin Social” zbatohet nga UNICEF Shqipëri dhe World Vision Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me synimin për të ndërtuar një sistem shërbimesh sociale më gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe të përqendruar te nevojat e komunitetit.







 
 
 

Comments


bottom of page