top of page
Search

Grupi bashkëmoshatarëve për Advokaci

  • Writer: Shkej
    Shkej
  • Sep 30
  • 1 min read

Një ditë e mbushur me energji pozitive dhe ide frymëzuese me të rinjtë e Shkolla 9-vjeçare "Tahir Sinani", në Nj.Ad. Paskuqan në Bashkinë Kamëz!

Sot patëm kënaqësinë të punojmë me nxënës të mrekullueshëm për ngritjen e grupit të bashkëmoshatarëve për advokaci. Ky grup është krijuar si një hapësirë e sigurt dhe e hapur ku të rinjtë mund të shprehin mendimet e tyre, të diskutojnë mbi çështje që i prekin drejtpërdrejt dhe të ndërmarrin nisma për ndryshime pozitive në shkollë dhe komunitet.

Gjatë takimit, nxënësit u njohën me konceptet kryesore të avokacisë – çfarë është, si funksionon dhe pse është kaq e rëndësishme që zëri i të rinjve të dëgjohet. Ata mësuan gjithashtu për peer coaching, një metodë që i ndihmon të mësojnë nga njëri-tjetri, të mbështesin njeri-tjetrin dhe të forcojnë besimin te vetja.

Atmosfera ishte e gjallë dhe plot bashkëpunim: çdo diskutim sillte ide të reja, frymëzonte hapësira të reja për reflektim, dhe mbi të gjitha, u ndje gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi dhe për të qenë pjesë aktive e ndryshimit.

Ky aktivitet nuk është vetëm një trajnim, por një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një brezi të fuqizuar që beson në fuqinë e bashkëpunimit dhe të zërit të tyre.

 Me hapa të tillë, po ndërtojmë së bashku një të ardhme ku të rinjtë jo vetëm ëndërrojnë, por edhe ndikojnë!

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të ndërhyrjes “Modele Fuqizuese Shërbimesh Komunitare për Të Rinjtë në Nevojë në Zonat Rurale dhe Sub-urbane” që SHKEJ është duke implementuar në partneritet me World Vision Albania.

ree

ree

ree

 
 
 

Comments


bottom of page