top of page
Search

Safer Internet Day

  • Writer: Shkej
    Shkej
  • Feb 9, 2021
  • 1 min read

Në ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt #SID2021 u realizua aktiviteti ndërgjegjësues me të rinjtë e SHKEJ në mjediset e BiblioTech “Misto Treska” dhe online në mjediset e Qendrës “Engjëjt e Vegjël” dhe "Eden".


Në mjediset e BiblioTech u realizua një roleplay nga vetë të rinjtë në lidhje me trafikimin dhe se si njohjet në rrjetet sociale mund te çojnë drejt trafikimit. Diskutimet e te rinjve ishin të shumta në lidhje me pjesën e realizuar. “Ndonjëherë të rinjtë nxiten dhe nga nevoja ose dëshirat e mëdha qe ata kanë për te realizuar ëndrrat e tyre tu besojnë njerëzve të panjohur që mund ti kontaktojnë në rrjetet e tyre sociale” – tha S. K gjatë bashkëbisedimit.

Aktiviteti vazhdoi duke zhvilluar një diskutim në lidhje me bullizmin online, sa e ndjejnë të rinjtë presionin e këtij fenomeni dhe si mund të ndihmojnë ata veten dhe të tjerët për tu përballur me të.


Kjo bëhet në kuadër të programit të Shkej në partneritet me #UNICEF Albania, pjesë e programeve #iamsafeonline dhe “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” program i cili mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.







 
 
 

Recent Posts

See All
THIRRJE PËR OFERTË

Furnizim me Produkte Ushqimore, Higjienike, Pastrimi dhe Artikuj të Përdorimit Njëherësh Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) fton bizneset dhe individët e licensuar të aplikojnë për furnizim me

 
 
 

Comments


bottom of page