top of page
Search
  • Writer's pictureShkej

Skuadra Lëvizëse për Aftësimin Digjital ndalet në Durrës!

Në partneritet të ngushtë me Linja Kombetare e Ndihmes per Femijet ne Shqiperi - ALO 116 ditën e sotme SHKEJ zhvilloi një sesion informues pranë shkollës 9-vjeçare “E re”. Fëmijët dhe të rinjtë mësuan dhe u informuan mbi sigurinë online, rreziqet e internetit, dhe rendësinë që ka edukimi digjital për të qënë sa më të mbrojtur. Çështja për tu theksuar dhe që pati impakt tek të rinjtë ishte raportimi i rasteve të abuzimit, trafikimit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, si dhe mundësia që ata kanë për të kërkuar ndihmë pranë ALO 116 111.

Kjo bëhet në kuadër të programit të Shkej në partneritet me UNICEF Albania, pjesë e programeve #iamsafeonline dhe “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” program i cili mbështetet nga British Embassy Tirana dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.




80 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page