top of page
Search

Trajnime në aftësitë Digjitale për fëmijë dhe të rinj nga SHKEJ


Trajnime në aftësitë Digjitale për fëmijë dhe të rinj nga SHKEJ

“Mobile Digital Skills“ përgjatë muajit Tetor filloi aktivitetet informuese dhe trajnuese në kuadrin e projektit “Forcimi i aftësive digjitale dhe parandalimi i margjinalizimit të fëmijëve më të rrezikuar”.


Gjatë muajit tetor janë realizuar 4 takime, 3 në Qendra Komunitare të Bashkisë Tiranë dhe 1 në komunitet, ku kanë marrë pjesë gjithsej 49 pjesëmarrës.

Takimet janë zhvilluar në Qendrat Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”, “Shkozë” dhe pranë komunitetit të Bregut të Lumit në Njësinë Admistrative Numër 11.


Ndërhyrja është shtrirë në këto zona pasi janë identifikuar si komunitete me problematika socio-ekonomike, në risk shumë të lartë për shfrytëzim dhe trafikim të qenieve njerëzore dhe me akses të ulët në shërbime. Tematika kryesore e këtyre takimeve ka qenë siguria online ku fëmijët dhe të rinjtë kanë mësuar më shumë rreth rreziqeve të internetit.



Në temën e trajtuar pranë Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu” G.A një nga të rejat pjesëmarrëse në aktivitet u shpreh: “Unë u dërgoja foto në internet shoqeve dhe shokëve të mi po nuk e dija që dhe pasi i fshij ato prapë mbeten aty, tani do jem shumë me e kujdesshme”. Pjesëmarrësit u ndërgjegjësuan dhe mbi rreziqet e internetit të lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.


..............................................................................................................................................................


Mobile Digital Skills training by SHKEJ


In October, the Mobile Digital Skills Unit began information and training sessions within the framework of ‘Strengthening digital skills and preventing marginalisation of the most vulnerable children.’ The unit implemented four activities in the month: three in the community centres of Tirana Municipality, and one in Bregu Lumit, with a total of 49 participants.


The sessions were held in the Gonxhe Bojaxhiu Centre, Shkoze Community Centre, and Bregu Lumit Community Unit no. 11.


The intervention is being provided to these communities because of their huge socio-economic problems, and their very high risk of exploitation and trafficking in human beings, with little access to services.


The main theme of the meetings and training sessions was Online Safety, through which children and youths learned of the risks they are exposed to over the Internet. In the training at the Gonxhe Bojaxhiu Centre, G.A, one of the young participants, said: “I used to send very often many photos to my friends, but I didn’t know that once I’d deleted them, they in fact stayed online forever. Now I will be very careful.” The participants were also warned of the risks of human trafficking that the Internet brings.











90 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page