top of page
Search
  • Writer's pictureShkej

Të gjithë së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore - All together against Human Trafficking

Puna për parandalimin e fenomenit të trafikimit të personave, kryesisht fëmijëve, është në fokus të punës së përditshme të SHKEJ në kuadër të programit që po zbatohet në partneritet me UNICEF Albania, për forcimin e aftësive digjitale dhe të sigurisë online të fëmijëve dhe të rinjve nga komunitete vulnerabël. Gjatë muajit Tetor, aktivitetet marrin më shumë jehonë për të qenë të gjithë së bashku në luftën ndaj skllavërisë moderne. Në 6 Tetor 2021, 12 përfaqësues të strukturave shtetërore në nivel vendor dhe të policisë së shtetit, partnerë që merren me mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve vulnerabël, dhe prindër nga këto komunitete, u mblodhën në Qendrën Komunitare “Engjëjt e Vegjël” SHKEJ. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe sensibilizimi i prindërve të këtyre komuniteteve. Ky takim solli në vëmendje faktorët e rrezikut dhe ekspozimit ndaj fenomenit të shfrytëzimit dhe trafikimit; rolin e strukturave shtetërore ne nivel lokal dhe të policisë së shtetit, si dhe të ofruesve të shërbimeve, për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve vulnerabël për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të trafikimit, kryesisht tek fëmijët.

“Komuniteti në këto zona ka shumë probleme, dhe të vetëm nuk mund t’ja dalim për t’i ndihmuar, ndaj nëse ne bëhemi bashkë, duke ofruar secili sadopak në ndihmë të komunitetit, mund të kemi shanse më të mira për të arritur rezultate” - u shpreh SPZ i zonës në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, ku Qendra Komunitare “Engjëjt e Vegjël” ofron shërbime.

Ky aktivitet u realizua si pjesë e projektit “Akses i barabartë në aftësitë digjitale dhe sigurinë online për fëmijët dhe të rinjtë nga shtresat më të cënueshme në Shqipëri” implementuar nga SHKEJ në partneritet me UNICEF Albania

Projekti realizohet në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar British Embassy Tirana dhe udhëhiqet nga UNICEF Albania.

The work for the prevention of the phenomenon of trafficking in persons, mainly children, is the main focus of the daily work of SHKEJ in framework of a project that is undertaken in partnership with UNICEF Albania, to strengthen the digital skills and online safety of children and young people from vulnerable communities. During October, activities voice even more the importance of being all together in the battle against modern slavery. On October 6, twelve representatives of local level institutions and the state police, other stakeholders that work on child protection and support vulnerable families, as well as parents from these communities, were gathered at the Community Centre "Little Angels" SHKEJ. The purpose of this meeting was to inform and raise more awareness among the parents of these communities. It brought to their attention the risk factors and the exposure to the phenomenon of exploitation and trafficking; the role of state structures and the state police at the local level, as well as partner service providers that assist vulnerable communities in preventing and dealing with cases of trafficking, mainly children.

"The community in these areas has a lot of problems, and we alone cannot help them, so if we come together, offering each of us something to help the community, we have an increased chance to achieve results”- says SPZ of "Jordan Misja" street in Tirana, where the Community Centre "Little Angels" offers services.

This activity is part of the intervention " Equal access to digital skills and online security for the most vulnerable children and young people in Albania” implemented by SHKEJ in partnership with UNICEF Albania

This activity was held in view of the program "Transforming the National Response to Human Trafficking in and from Albania”, supported by the British Government #BritishEmbassy







Tirana and led by #UNICEFAlbania

33 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page