top of page
Search
  • Writer's pictureShkej

9 Maj - Dita e Europes: Krijohet Platforma Kombëtare e Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian


Krijohet Platforma Kombëtare e Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian: Fëmijët dhe të Rinjtë


Tiranë, 9 Maj 2023 – Shtatë organizata për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, sot në 9 Maj - Dita e Europës, shpallën krijimin e Platformës Kombëtare të Shoqërisë Civile për Integrimin Europian për Fëmijët dhe të Rinjtë. Platforma është një iniciativë e CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me ALO116 Shqipëri, MEDPAK, Save the Children në Shqipëri, SHKEJ, Terre des Hommes dhe World Vision në Shqipëri.


“Pas disa muajsh pune intensive, sot shpallim një ndër përpjekjet më serioze të shoqërisë civile, për të mbështetur Shqipërinë dhe autoritet për të avancuar në procesin e integrimit në BE, duke vendosur interesat e fëmijëve dhe të të rinjve në qendër të këtij procesi” – tha Altin Hazizaj, nga CRCA/ECPAT Shqipëri.


Platforma synon të nxisë bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin e sektorit të shoqërisë civile të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në procesin e negociatave për integrimin europian të Shqipërisë. Platforma synon po ashtu pjesëmarrjen e shoqërisë civile, fëmijëve dhe të rinjve, në këtë proces transformues, si dhe nxitjen e transparencës së institucioneve përkundrejt qytetarëve dhe shoqërisë.


“Platforma Kombëtare e Shoqërisë Civile për Integrimin Europian: Fëmijët dhe të Rinjtë, është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në procesin e negociatave me BE-në, si në aspektin e përafërimit të legjislacionit, ashtu edhe të praktikave më të mira për mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve dhe të rinjve” – tha Anila Meço, nga Save the Children Shqipëri.


Platforma ka përcaktuar gjashtë objektiva kryesore për punën e saj, ndërkohë që do të jetë e hapur për kontibutin dhe pjesmarrjen e të gjitha OSHC-ve të fëmijëve dhe të të rinjve anembanë Shqipërisë, që duan të mbështesin kauzën e fëmijëve dhe të të rinjve gjatë negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.


“Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendit në BE. Në këtë kuadër, ne vlerësojmë dhe përgëzojmë hapat pozitivë që Shqipëria ka ndërmarrë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Ky proces nënkupton njw transformim themelor ligjor, shoqëror dhe administrativ, ndaj roli që shoqëria civile luan në të është i një rëndësie të veçantë” – tha Eljona Boçe, nga World Vision në Shqipëri.


Të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve zënë një vend tepër të rëndësishëm në shumë prej kapitujve të Acquis, ndaj angazhimi dhe kontributi i OSHC-ve të sektorit, si dhe vetë fëmijëve dhe të rinjve, në këtë proces transformues është kyç për të siguruar pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimarrëse, fuqizimit të demokracisë dhe transparencës së institucioneve përkundrejt tyre.


"Si përfaqësuese e një organizate, por edhe si prind, jemi të gatshëm të sjellim perspektivën e aftësisë së kufizuar për aksesueshmerinw dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftesi të kufizuar për përafrimin e legjislacionit tonë me direktivat e BE-së, në fokus aftësinë e kufizuar." - tha Zela Koka, nga Shoqata MEDPAK.


Platforma e Shoqërisë Civile për Integrimin Europian: Fëmijët dhe të Rinjtë, ka si qëllim, ndër të tjera, të mbështesë dhe të kontribuojë në Platformën e Partneritetit për Integrimin Europian të ngritur nga Qeveria shqiptare dhe që funksionon në bazë të tryezave të kapitujve respektivë të negociatave, pranë Ministrive dhe institucioneve kryesore.


“Ne ftojmë të gjitha institucionet publike në Shqipëri, sidomos Ministritë që udhëheqin kapitujt specifikë në procesin e negociatave, që të përdorin të gjithë bagazhin e dijeve dhe të ekspertizës mbi 30 vjeçare të OSHC-ve për të punuar dhe përmirësuar së bashku situatën e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në vend, në përputhje me detyrimet që lindin nga procesi për anëtarësimin në BE” – tha Enkelejda Kallçiu, nga Terre des Hommes Shqipëri.


Disa nga angazhimet kryesore të Platformws janë:


- Pjesëmarrja në tryezat e diskutimit sipas kapitujve, duke kontribuar në mënyrë pro-aktive në mbrojtjen, promovimin dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe interesave të tyre në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në;

- Informimi i fëmijëve dhe të rinjve, institucioneve publike si dhe shoqërisë civile mbi procesin e negociatave, procesin e integrimit europian dhe ndikimin e tyre në të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve;

- Përgatitja e raporteve të monitorimit dhe vlerësimit mbi situatën e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, përputhshmërinë e legjislacionit vendas me atë të BE-së, politikën shtetërore dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e politikave dhe shërbimeve në përputhje me standardet e BE-së;

- Dhënia e propozimeve dhe rekomandimeve për të përmirësuar ligjet, politikat dhe standardet në mbrojtje dhe në ushtrim të të drejtave për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri;


Më 19 Korrik 2022, mbledhja e parë ndërqeveritare hapi procesin e negociatave për anëtarësinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë kësaj kohe palët janë angazhuar në procesin e njohjes reciproke (screening) ku institucionet vendase dhe të BE-së u ftuan të paraqesin informacion të përditësuar në lidhje me gjendjen aktuale dhe përputhshmërinë e legjislacionit të Shqipërisë me ato të BE-së. Përfundimi i procesit, që pritet të ndodhë gjatë mesit të këtij viti, përcakton edhe punën, përpjekjet dhe kohëzgjatjen që do t’i duhet vendit tonë për të negociuar 35 kapitujt e Acquis.


* * *

Kontakti për median

Kontakti për shoqërinë civile: (për pyetje / kërkesa për intervista etj.): Altin Hazizaj, altin.hazizaj@crca.al / 0675002025


Njoftim per shtyp Platforma e OSHC për Fëmijët dhe të Rinjtë ALB
.pdf
Download PDF • 291KB
Njoftim per shtyp Platforma e OSHC për Fëmijët dhe të Rinjtë ENG
.pdf
Download PDF • 282KB






31 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page