Këshilluesit e parë bashkëmoshatarë
Më 4 dhe 5 Nëntor 2021 u zhvillua trajnimi i këshilluesve bashkëmoshatarë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Skuadra Lëvizëse e SHKEJ u ndal në shkollën 9-vjeҁare “Tahir Sinani” në zonën e Paskuqanit, në Bashkinë Kamëz, ku realizoi trajnimin e parë dy-ditor me fëmijët, në kuadër të aftësimit të tyre si edukatorë bashkëmoshatarë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
16 nxënës të moshës 11-15 vjeç u njohën dhe u trajnuan mbi përdorimin e manualit “Këshilluesit e Vegjël kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, ku u trajtuan tema, si: të drejtat e fëmijëve, trafikimi, shfrytëzimi dhe abuzimi online, si të parandalojmë dhe ku të raportojmë kur shohim situata rreziku, etj. Më pas, nëpërmjet takimeve të zhvilluara me shokët e tyre, anëtarët entuziastë të kësaj skuadre arritën të informojnë 288 nxënës të tjerë të kësaj shkolle, për çështjet e trafikimit të personave.
Një ndër mënyrat më efektive të të mësuarit për fëmijët dhe të rinjtë është, të mësuarit nëpërmjet bashkëmoshatarëve. “Nuk jam ndjerë asnjëherë më mirë, sesa te kem një rol të tillë si këshilluese, për ata që janë shokët e shoqet e mia, për t’i informuar në lidhje me rreziqet që mund të përballemi dhe si të mbrohemi për të mos rënë viktima të mundshme të shfrytëzimit dhe të trafikimit”- u shpreh M.L, 13 vjeçe.
Ky aktivitet u realizua si pjesë e ndërhyrjes “Akses i barabartë në aftësitë digjitale dhe sigurinë online për fëmijët dhe të rinjtë nga shtresat më të cenueshme në Shqipëri” zbatuar nga SHKEJ në partneritet me UNICEF Albania dhe me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar British Embassy Tirana.
#Ndalojmëtrafikimin #Bashkëmundemi #StopHumantrafficking #EndHumanTrafficking #bashkëkundërtrafikimittëqenievenjerëzore
The first peer to peer
On 4th and 5th November, 2021, the training of “Peer to Peer Against Human Trafficking” took place. The Mobile Team of SHKEJ stopped at "Tahir Sinani" middle school in Paskuqan, the Municipality of Kamza, and carried out a two-day training with children dedicated to the education of “Peer to Peer Against Human Trafficking”.
16 students 11-15 years old, were familiarized and duly trained on various HT issues based on the handbook “Little Counselors against Human Trafficking”, addressing topics such as child rights, trafficking, exploitation and online abuse, how to prevent and where to report when we see risk situations, etc. Following the training, the enthusiastic members of this group held meetings with their school peers that resulted in reaching and informing 288 other students, on issues surrounding human trafficking.
One of the most effective ways for children and young people to learn is through peer-to-peer learning methodology. "I have never felt better than having such a role as an advisor, for those who are my friends, to inform them about the dangers we may have and how to protect ourselves from being potential victims of exploitation and trafficking"- said ML, 13 years old.
This activity is part of the intervention " Equal access to digital skills and online security for the most vulnerable children and young people in Albania” implemented by SHKEJ in partnership with UNICEF Albania
This activity was realized within the program "Transforming the National Response to Human Trafficking in and from Albania”, supported by the British Government @British Embassy Tirana and is led by @UNICEF Albania
#Ndalojmëtrafikimin #Bashkëmundemi #StopHumantrafficking #EndHumanTrafficking #bashkëkundërtrafikimittëqenievenjerëzore
Comments